Rita Ora: Vitin tjetër bëj 10 vite në muzikë, jam aq e bekuar

Mediale Vip

Rita Ora: Vitin tjetër bëj 10 vite në muzikë, jam aq e bekuar

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 16:37
Rita Ora

Rita Ora po e përmbyll një vit shumë të suksesshëm në muzikë.

Rita Ora një nga sukseset më të mëdha që ka shënuar gjatë këtij viti ishte lansimi i albumit “Phoenix”.

Përveç kësaj, këngëtarja ka mbajtur koncerte në vende të ndryshme të botës, ku këndoi hitet e saj.

Përmes një statusi në llogarinë e saj në Instagram, Rita ka vendosur t’i falënderojë të gjithë ata që e ndihmuan ta përmbyll një vit me kaq shumë suksese.

Me këtë status, Rita bëri të ditur që gjatë vitit të ardhshëm mbush plot 10 vite karrierë në muzikë.

“Një sesion në minutën e fundit para se të jetë përfundimi i kompletuar i këtij viti për mua. Nuk mund të filloj t’ju tregoj se çfarë viti ka qenë ky, që nga publikimi i albumit tim, tek të gjithë ata që më kanë ndihmuar në këtë udhëtim për të arritur këtu. Unë e di që ne kemi shumë më tepër ëndrra si ekipi ORA, që duam të përmbushim, por vitin e ardhshëm bëhen 10 vjet në këtë ‘lojë’ për mua. Unë jam aq e bekuar që zgjohem dhe bëj atë që unë dua çdo ditë dhe harroj se është punë! Këtë Krishtlindje unë do të jem mirënjohëse për shëndetin tim, karrierën time, miqtë dhe familjen time, por më të rëndësishmit, fansat e mi që kurrë nuk kanë hequr dorë nga unë dhe mund të shohin që ne kemi edhe shumë për tu argëtuar. Tani le të kemi pak argëtim në turneun “PHOENIX” vitin e ardhshëm! Kush ka marrë biletat e veta? Ne mund të jemi në çdo qytet pranë jush! Deri në vitin e ardhshëm: Urime pushimet të gjithëve (Mos u shqetësoni, ky nuk është postimi im i fundit i vitit), ka shkruar Rita.

Ashtu siç po e përmbyll suksesshëm këtë vit, Rita paralajmëron shumë projekte edhe për vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat