Prestigjiozja franceze artikull për artisten shqiptare: Rita Ora, dashuria e saj për Kosovën

Mediale Vip

Prestigjiozja franceze artikull për artisten shqiptare: Rita Ora, dashuria e saj për Kosovën

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 18:13
Rita Ora

Pas 6 vitesh histori suksesi në tregun muzikor, duke u shndërruar në një prej emrave më të komentuar në faqet rozë, Rita Ora ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Prestigjiozja franceze, NRJ i ka dedikuar një artikull, të cilin e nis me dashurinë që këngëtarja ka për Kosovën.

"E lindur në Prishtinë, Rita Ora kurrë nuk e ka fshehur dashurinë e saj për vendlindjen. Në vitet e fundit, ajo ka rritur vëmendjen e saj në këtë vend ballkanik. Gjuhën shqiptare, Rita Ora e dinte shumë pak nga prindërit e saj. Pak pasi mbushi 1 vjeçe, këngëtarja e hitit “Your Song”, do të rritej në Evropë deri në fillim të karrierës së saj muzikore.

Megjithatë, Rita Ora nuk e ka harruar kurrë origjinën e saj. Në vitin 2012, këngëtarja shqiptare u kthye në qytetin e saj të lindjes, për xhirimet e klipit “Shine Ya Light”.

Megjithëse ka kaluar vetëm disa muaj atje, Rita Ora është një nga personalitetet më të njohura në Kosovë.

Me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së vendit, Rita Ora u ftua për të marrë pjesë në festimet e përvjetorit.

E lindur me emrin Rita Sahatçiu, artistja shqiptare ofroi një koncert falas në Prishtinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat