Madonna me mesazh të fuqishëm për fotot lakuriqe: Nuk mund ta ndalni artin

Mediale Vip

Madonna me mesazh të fuqishëm për fotot lakuriqe: Nuk mund ta ndalni artin

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 17:00
Madonna

Mbretëresha e muzikës pop Madonna publikoi në profilin e saj Instagram një foto bardh-e-zi, e cila u bë kur po studionte vallëzimin në shkollën Martha Graham, duke shprehur lakuriqësinë si një formë arti.

Madonna, atë kohë nëntëmbëdhjetëvjeçare, e ka ushqyer atë në mënyrë pozitive dhe në gjoksin e saj qëndron mbishkrimi "Zemra rebel".

Ajo shkroi në Instagram se gjatë studimeve të saj, kishte pozuar për shkolla të artit në mënyrë që të paguante qiranë, transmeton KosovaPress. 

"Shumë prej këtyre fotografive janë shitur në Playboy dhe në Penthouse pasi u bëra e famshme. Fotografët më shfrytëzuan dhe u thashë gazetarëve se unë nuk ndihem e turpëruar nga këto foto dhe ato kanë mbetur në histori", tha këngëtarja e famshme.

Ajo shtoi se këto fotografi i mundësuan asaj të bashkëpunonte me artistët Andy Warhol dhe Keith Harry.

"Ndihem krenare që jam pronare e katër fotografive që i frymëzuan këto foto në të cilat kam pozuar zhveshur. Nuk mund ta ndalni artin, pasi kreativiteti gjithmonë fiton", tha Madonna.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat