Motrat Kardashian dhe Jenner do të mbyllin profilet e tyre

Mediale Vip

Motrat Kardashian dhe Jenner do të mbyllin profilet e tyre

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 17:47
Kendall Jener dhe Kim Kardashian

Para Vitit të Ri të gjithë marrin disa vendime, por ato që tronditën botën janë vendimet e motrave Jenner dhe Kardashian që të çaktivizojnë të gjitha rrjetet sociale në fillim të vitit të ardhshëm.

"Ne kemi pasur një përvojë të mahnitshme me ndarjen e detajeve të jetës sonë me ju, dhe nuk ishte e lehtë për të marrë një vendim të vështirë që të mos vazhdojmë të përdorim rrjetet sociale. Ne shpresojmë se ju të jeni kënaqur po aq sa edhe ne dhe mezi presim për të parë se çfarë na pret tutje”, shkruan Kim Kardashian në faqen e saj zyrtare. 

Motrat Kardashian dhe Jenner aktivizuan profilet individuale në vitin 2015 për shkak se ato dëshironin t’ua pasqyronin fansave jetën e tyre.

Secila nga motrat është fokusuar në diçka tjetër, kështu që Kendall shkruan rreth modës, Kylie bëri lista muzikore dhe diskutoi për grim, Kim foli në lidhje me bukurinë dhe Khloe publikonte gjërat e saj të lidhura me palestrën dhe shëndetin.

"Ne jemi të zëna duke kryer punët tona, por edhe rolet si nëna dhe besojmë se tani është koha e duhur të vazhdojmë tutje. Është e vështirë, por ne duhet të veprojmë ashtu", porosit Kim,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat