Russell Brand ka arritur për 16 vite të qëndrojë i pastër nga droga dhe alkooli

Mediale Vip

Russell Brand ka arritur për 16 vite të qëndrojë i pastër nga droga dhe alkooli

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 06:21
Russell Brand

Russell Brand ka thënë se qe 16 vite nuk konsumon drogë dhe alkool, dhe se dëshiron që t’i ndihmojë personat e varur që t’i tejkalojnë këto shprehi të këqija.

Aktori ka rrëfyer se me ndihmën e familjes dhe miqve të tij ka arritur të gjejë paqen që e kërkonte.

43-vjeçari ditë më parë e ka publikuar një video në Instagram përmes të cilës i falënderon të gjithë ata që i ndihmuan t’i tejkalonte vështirësitë.

“Mbaj mend se kam qenë i thyeshëm si një lëvozhgë e vezës. Në 12 dhjetorin e vitit 2002 u fsheha në banjën e një miku dhe konsumova heroinë dhe kokainë, ndoshta edhe diçka më shumë, nuk më kujtohet”, ka treguar Brand.

Pas asaj dite ishte paraqitur në një qendër rehabilitimi, ku kishte qëndruar tre muaj dhe që atëherë e ka braktisur alkoolin dhe drogën.

“Sot, 16 vite me pas, kam dy vajza, jam i martuar, kam qen dhe paqe”, ka rrëfyer aktori.

Ai ka thënë se sot nuk ëndërron për më shumë para, më shumë famë ose më shumë seks. Fansave të tij ua ka treguar mënyrën se si të shmangin vartësinë.

“Fillimisht, pranojeni se keni problem, pastaj besoni se ndryshimi është i mundshëm, ndërsa më pas kërkoni dhe pranojeni ndihmën”, ka thënë aktori.

Brand ka theksuar se ai është dëshmi se vartësia mund të mposhtet dhe njeriu mund të ndryshojë për të mirë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat