Shakira mendon të braktisë Spanjën

Mediale Vip

Shakira mendon të braktisë Spanjën

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 07:44
Shakira

Shakira duket e lodhur nga hetimet për evazion fiskal aq sa ka menduar të largohet nga Spanja, edhe pse partneri i saj Gerard Pique vijon të luajë me Barcelonën. Mediat hedhin idenë se ajo mund të vendoset në Bahamas ku rezultonte rezidente në të shkuarën.

Zyra e shtypit të yllit kolumbian ka refuzuar të komentojë këtë vendim për median spanjolle. Sipas prokurorëve, Shakira i detyrohet shtetit spanjoll më shumë se 14.5 milionë Euro për shkak se ajo nuk ka deklaruar rezidencën e saj gjatë periudhës mes 2012 dhe 2014, kohë kur jetonte në Spanjë, duke shmangur kështu taksat.

Vetë këngetarja ka hedhur poshtë sistematikisht akuzat, duke thënë se ajo i ka paguar çdo qindarkë shtetit spanjoll dhe se në atë periudhë jetonte jashtë Spanjës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat