Aktori aziatik dhuron pasurinë milionëshe për bamirësi

Mediale Vip

Aktori aziatik dhuron pasurinë milionëshe për bamirësi

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 10:37
Chow Yun-fat

Ylli i kinematografisë në Hong Kong, Chow Yun-fat, është një multimilioner që bëri emër falë filmave aksion, veçanërisht “Crouching Tiger, Hidden Dragon”.

Por, ndryshe nga çfarë bëjnë të pasurit e tjerë të botës, ai ka premtuar se do t’i dhurojë gjithë milionat e tij për bamirësi.

Aktori 63-vjeçar nga Hong-Kong është i njohur për stilin modest të jetës, pasi ai lëviz me transport publik dhe shpesh pret në radhë të gjata për të blerë një biletë kinemaje për film, ku vetë është protagonisti kryesor.

Për herë të parë, ai u shfaq në listën e njerëzve më të pasur të revistës amerikane “Forbes” në vitin 2015 dhe është vlerësuar të ketë një pasuri prej rreth 630 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat