Lidhja e Jamie Foxx dhe Katie Holmes po bëhet më serioze

Mediale Vip

Lidhja e Jamie Foxx dhe Katie Holmes po bëhet më serioze

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 19:10
Jamie Foxx dhe Katie Holmes

Prej kur 40 vjeçarja Katie Holmes dhe 51 vjeçari Jamie Foxx ishin parë së bashku duke vallëzuar në vitin 2013 në Hamptons, çifti kanë bërë përpjekje të mëdha për ta mbajtur lidhjen e tyre, larg syrit të publikut dhe mediave.

Por, së fundmi çifti duket se ka vendosur të mos e mbajë kaq sekrete romancën katër vjeçare e gjysmë.

“Lidhja e tyre duket të jetë shumë më serioze këtë vit. Katie dhe Jamie kanë filluar të kenë takime publike dhe pavarësisht që ata përpiqen të mos fotografohen së bashku, ata duket se nuk janë më aq të shqetësuar që ta mbajnë lidhjen e tyre kaq private”, ka thënë një burim për revistën People.

Së fundmi, për ditëlindjen e 40-të të Holmes, më 18 dhjetor, çifti janë parë që kanë dalë bashkë me nënën e Holmes, Kathleen, në një vend të njohur turistik në Neë York.

Në muajin nëntor, të dy ishin parë duke kaluar kohë së bashku në Neë Orleans, ku Holmes ishte duke xhiruar “The Secret” derisa Foxx ishte po ashtu duke punuar për një triller për Netflix.

Foxx e kishte vizituar Holmes gjatë xhirimeve derisa më pas të dy e kishin shijuar një darkë romantike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat