Thanë se do transmetohej në dhjetor, por ja kur do ta shohim filmin e Elvanës dhe Ermalit

Mediale Vip

Thanë se do transmetohej në dhjetor, por ja kur do ta shohim filmin e Elvanës dhe Ermalit

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 19:54
Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata dhe moderatori Ermal Mamaqi kanë postuar gjatë gjithë verës copëza nga xhirimet e filmit të tyre të parë bashkë, “Dy gisht mjaltë”.

Xhirimet e filmit u mbyllën në muajin shtator dhe më herët Mamaqi postoi në profilin e tij një foto ku tregonte se do të dilte në kinema gjatë dhjetorit.

E teksa jemi në ditët e fundit të dhjetorit, për filmin e zhanrit komedi nuk është dëgjuar asgjë. I kontaktuar nga revista “Bordo”, Ermali ka zbuluar se filmi do të dalë në  muajin shkurt.

“Vendosëm ta shtynim për një ose dy muaj dhe ta transmetojmë më datë 14 shkurt, meqë përkon edhe me subjektin e filmit. Përveç kësaj u menduam mirë se po ta jepnim tani do të kishte shumë shpërqendrim nga fluksi i aktiviteteve dhe filmave që janë në këtë sezon festash”- u shpreh Ermali për “Bordo.al”.

Pavarësisht se Mamaqi u shpreh se shtyrja e filmit ishte një strategji, kujtojmë se gjatë kësaj kohe edhe Elvana është “zhdukur” nga rrjetet sociale që pas ngjarjes së rëndë në ish-Bllok, ku u përfshi ajo dhe i fejuari i saj, Ervin Mata.

Kjo mund të jetë edhe një arsye tjetër se pse filmi i tyre nuk u transmetua në kohën e festave të fundvitit, por u shty për në muajin shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat