Reperi i famshëm pranon dhuratën e parë si baba

Mediale Vip

Reperi i famshëm pranon dhuratën e parë si baba

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 11:01
Reperi Drake

Reperi i njohur me rastin e festave të fundvitit e ka pranuar dhuratën e parë si baba nga djali i tij njëvjeçar.

Reperi Drake këto Krishtlindje i ka festuar më mirë se asnjëherë më parë pasi pranoi dhuratën e parë nga djali i tij i vogël e që është një pikturë.

Adonis në fletën e vizatimit ka hedhur shumë ngjyra, kështu duke treguar se e ka në gjak artin që nga vegjëlia.

“Adonis  > Picasso mos më kërko të drejtat mua”, shkruan babi Drake pranë fotos ku edhe tregon dhuratën.

Në verën e këtij viti, Drake zbuloi se ka një djalë në një projekt muzikor që është pjesë e albumit Scorpion.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat