“Pirati” Johnny Depp viziton pavijonin e fëmijëve të prekur nga kanceri

Mediale Vip

“Pirati” Johnny Depp viziton pavijonin e fëmijëve të prekur nga kanceri

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 15:25
Johnny Depp viziton pavijonin e fëmijëve të prekur nga kanceri

Me sytë e nxirë dhe duart e mbushura me unaza, aktori amerikan Johnny Depp riveshi kostumin e piratit të famshëm, Jack Sparrow për një vizitë surprizë tek pacientët e vegjël në institutin ‘’Curie’’ në Paris, njoftoi qendra e kërkimit dhe kurimit të sëmundjes së kancerit.

Ylli i sagës së suksesshme ‘’Piratët e Karaibeve’’ vizitoi pavijonin e pediatrisë duke biseduar dhe pozuar me fëmijët dhe stafin mjekësor, ashtu si dhe shumë raste të tjera këto vitet e fundit në spitalet në Vankuverit (Kanada), Londër apo Brisbane (Australi).

‘’Një dhuratë që i ka kthyer buzëqeshjen pacientëve, familjeve, kujdestarëve, mjekëve dhe hulumtuesve. Një falenderim i veçantë shkon për Johnny Depp për kohën, përkrahjen dhe energjinë’’, shkruhej në në një postim në Twitter të institutit.

Seriali i pestë i sagës së piratit ‘’Hakmarrja e Salazar”, u shfaq në ekranet franceze në maj të 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat