‘Sherri’ mes kushërirave, Anxhelina Hadërgjonaj më në fund zbulon të vërtetën

Mediale Vip

‘Sherri’ mes kushërirave, Anxhelina Hadërgjonaj më në fund zbulon të vërtetën

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 09:13
Anxhelina Hadërgjonaj dhe Beatrix Ramosaj

Ditë më parë qarkulloi në mediat shqiptare lajmi se Anxhelina Hadërgjonaj dhe Beatrix Ramosaj kanë prishur raportet mes vete.

Shkak i sherrit mes dy kushërirave thuhej të jetë grimeri, Ariel, miku i ngushtë i Anxhelinës ku Beatrix i kërkoi atij ta ndihmonte për mundësi të reja në Los Angelos.

Mirëpo, kjo gjë nuk i pëlqeu Anxhelinës.

Megjithatë, Anxhelina mbrëmë e dëshmoi të kundërtën pasi shpërndau me ndjekësit këngën e re të Albanit, “Ëndrrat e mia”.

Ndër të tjera, Anxhelina dhe Beatrix të shumtën e kohës e kanë kaluar së bashku, pavarësisht thashethemeve të fundit. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat