Befason Ilda Bejleri, ja kush është prezantuesja që nuk i mungon fare

Mediale Vip

Befason Ilda Bejleri, ja kush është prezantuesja që nuk i mungon fare

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 15:08
Ilda Bejleri

Ilda Bejleri është një ndër figurat femërore më të rëndësishme të gazetarisë sportive, njëkohësisht dhe një ndër gazetaret më të bukura të showbiz-it shqiptar.

Gjatë mbrëmjes së djeshme Ilda ka qenë një nga të ftuarat speciale në emisionin “Shiko kush luan”. Në një prej lojërave të zhvilluara, Bejlerit iu bë një pyetje, përgjigja e të cilës i surprizoi të gjithë.

Duke qenë se Ilda është pjesë e ‘Digitalb’, si dhe imazh i saj, u pyet për moderatoren që është larguar nga kjo platformë për të cilën nuk e merr malli fare.

Ajo u tregua shumë e sinqertë, duke thënë emrin e Viola Spiros. Sipas saj, vajzat asnjëherë nuk kanë qenë aq të afërta sa t’ja ndiente mungesën pas largimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat