Dwayne Johnson merr përgjegjësinë për kritikat negative që mori “Baywatch”

Mediale Vip

Dwayne Johnson merr përgjegjësinë për kritikat negative që mori “Baywatch”

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 06:36
Dwayne Johnson

Dwayne Johnson e ka marrë përgjegjësinë që filmi i vitit 2017, “Baywatch”, mori shumë kritika negative.

Aktori e ka shfrytëzuar profilin e tij në Instagram për të pranuar fajin që filmi nuk u pëlqye, ndërkohë që pati shumë nominime në ‘Razzie Awards’ (që u ndan “çmime” filmave më të këqij).

‘The Rock’ luajti rolin e Mitch Buchanan në filmin që ishte një ribërje e hit-serialit të viteve të nëntëdhjeta, në të cilin rolin kryesor e luante David Hasselhoff.

“Hej, unë e marr gjithë përgjegjësinë… Prandaj më goditni në fytyrë…”, ka thënë Johnson.

Pjesë e filmit ishte dhe Zac Efron, i cili u nominua si aktori më i keq për rolin e tij në këtë film.

Priyanka Chopra, Alexandra Daddario dhe Kelly Rohrbachu kujdesën për anën e bukur të “Baywatch” që nuk shkoi si ishte pritur.

Megjithatë, në ‘box office’, përfitoi rreth 178 milionë dollarë (155 milionë euro), kundrejt buxhetit prej 65 milionë dollarësh (57 milionë euro). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat