I shpëtoi vdekjes, Demi Lovato mirënjohëse që është gjallë

Mediale Vip

I shpëtoi vdekjes, Demi Lovato mirënjohëse që është gjallë

Më: 1 janar 2019 Në ora: 11:48
Demi Lovato

Demi Lovato po feston çdo ditë te jetës së saj. Pasi këngëtarja e di që është shumë me fat që është gjallë pas mbidozës së drogës në korrik.

Ylli i muzikës shprehet mirënjohëse që jeton ndërsa thekson se nuk do mendojë asnjë ditë të jetës së saj si dhuratë.

“Jam kaq mirënjohëse për mësimet që mora këtë vit,”-shkruajti 26-vjeçarja në një postim në InstaStory.

“Unë nuk do mendoj asnjë ditë tjetër të jetës sime si dhuratë, madje as ditët më të këqija. Jam mirënjohëse për fansat e mi, shokët, familjen dhe çdo njeri tjetër që më mbështeti gjatë gjithë këtij viti. Zoti ju bekoftë."

Lovato u gjet pa ndjenja pas një mbidoze droge në shtëpinë e saj në Hollyëood më 24 korrik. Ajo qëndroi në spital për gati 2 javë para se të shtrohej në një qendër rehabilitimi.

Por kjo ngjarje që për pak i mori jetën ishte një mësim për këngëtaren, e cila ka vendosur ta shohë jetën në një perspektivë tjetër.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat