Flori Mumajesi dha një super mesazh për 2019-s

Mediale Vip

Flori Mumajesi dha një super mesazh për 2019-s

Më: 1 janar 2019 Në ora: 13:27
Flori Mumajesi

2018-ta u mbyll me shumë suksese për Flori Mumajesin: Projekte të reja që u pëlqyen shumë nga fansat dhe çmimi i parë në festivalin “Kënga Magjike”.

Ai vendosi që t’i uronte ndryshe ndjekësit e tij në Instagram këtë vit, përmes një videoje.

“Mëngjesi i parë, dita e parë 2019. Gëzuar të gjithëve, juve që më ndiqni mua, por edhe ata që nuk më duan dhe nuk më ndjekin. Nuk ka asgjë të keqe. Unë dua t’i lë pas pengjet e 2018-s, shpresoj edhe ju. Ato e këqijat. E di shumë mirë që dhe bakllavaja, kadafi, nuk na e ëmbëlsojnë dot jetën se jemi në kohë të vështira. Por nëse mendojmë pozitivisht mund të arrijmë gjithçka .S’ka asgjë më të mirë sesa të mendosh pozitivisht, t’i kalosh vështirësitë me pozitivitet. Gëzuar të gjithëve, zemrën e bardhë dhe shëndetshëm”, tha në videon e tij Flori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat