Këngë të frymëzuara nga histori të vërteta, Flor Mumajesi zbulon titujt e projekteve që janë dedikime

Mediale Vip

Këngë të frymëzuara nga histori të vërteta, Flor Mumajesi zbulon titujt e projekteve që janë dedikime

Më: 2 janar 2019 Në ora: 14:31
Flori Mumajesi

Në emisionin “Shiko kush luan” pamë një sezon me të ftuar të ndryshëm, por duket se të ftuarit në puntatën e fundit, grupi “Threedots”, i kishte munguar emisioneve televizive, jo vetëm për kënaqësinë që dinë të dhurojnë tek publiku, por dhe deklaratat e tyre që gjithmonë shkaktojnë “zhurmë”.

Ishin nga më ndryshme pohimet e tyre, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte përgjigja e Flori Mumajesit në një prej pyetjeve të bëra.

Ai duhet të zbulonte titullin e një prej këngëve të tij që është frymëzuar nga histori e vërtetë. Flori u shpreh se të gjitha këngët e tij në përgjithësi janë përjetime personale. Ai përmendi disa prej tyre siç ishin: “Me sy mbyllur”, “Me fjalë të vogla”, “Plas”, duke dashur ta lërë me aq përgjigjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat