Aksident gjatë xhirimit të Ertugrul

Mediale Vip

Aksident gjatë xhirimit të Ertugrul

Më: 2 janar 2019 Në ora: 15:57
Ertugrul

Aktorja kryesore e sezonit të ri të serialit më të ndjekur historik, Ertugrul, ka pësuar një aksident në sheshin e xhirimeve.

“CNN Turk” raporton se gjatë xhirimit të një skene dyluftimi me shpata, aktorja Hande Soral, e cila luan rolin e İlbilge Hatun, është plagosur pasi i është afruar më shumë seç duhet kundërshtarit. Një moment i vogël pakujdesie ka bërë që aktorja të presë dorën në shpatë.

Menjëherë pas aksidentit ekipi i produksionit ndërpreu xhirimet ndërsa Soralit iu dha ndihma e parë në sheshxhirim. Edhe pse u arrit t’i ndalohej gjakderdhja, aktorja u dërgua në spital nga frika e ndonjë komplikacioni të mundshëm.

Image

Pas garancisë së mjekëve se “nuk ka asgjë për t’u shqetësuar” Soral u rikthye më vonë në sheshin e xhirimeve.

Incidenti i padëshiruar ka bërë që ekipi i produksionit të paralajmërojë aktorët të tregohen më të kujdesshëm, veçanërisht në skenat me dyluftime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat