Bella dhe The Weeknd kanë të njëjtën shije për këtë artist

Mediale Vip

Bella dhe The Weeknd kanë të njëjtën shije për këtë artist

Më: 5 janar 2019 Në ora: 15:48
Bella Hadid dhe The Weeknd

Çiftet që jetojnë së bashku shpesh fillojnë të zhvillojnë edhe të njëjtën shije në art dhe në modë. Të tillë duken edhe Bella Hadid dhe The Weeknd.

Për Krishtlindje, Bella Hadid mori disa jastëkë me lule shumëngjyrëshe Kaikai Kiki të dizajnuara nga artisti japonez japonez, Takashi Murakami.

Po të njëjtit i pëlqen edhe i dashuri i modeles, Abel Tesfaye, i njohur më mirë si The Weeknd, i cili është edhe një fans i madh i Murakamit.

 

Image
Image
Por këta nuk janë të famshmit të vetëm që pëlqejnë artistin japonez. Drake, Pharrell dhe Kanye West kanë bashkëpunuar të gjithë me artistin në projekte duke përfshirë edhe dizajnet e albumeve.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat