E pret burgu

Mediale Vip

E pret burgu

Më: 6 janar 2019 Në ora: 18:42
Chris Brown

Reperi i famshëm Chris Brown mund të kalojë gjashtë muaj në burg, pasi mbante një lloji të rrallë majmuni Capuchin në vilën e tij, i cili është specie e mbrojtur.

Ai përballet me një akuzë serioze, pasi ka blerë ilegalisht llojin e ndaluar të majmunit dhe e ka mbajtur brenda për disa muaj.

Reperi nuk ishte i vetëdijshëm për seriozitetin e situatës, dhe të gjitha filluan kur anëtarët e Agjencisë për Mbrojtjen e Kafshëve raportuan këngëtarin që regjistroi rregullisht videot e kafshëve të tij në mediat sociale.

“Brown nuk kishte leje për të mbajtur një kafshë ekzotike”, thuhet në raportin e agjencisë.

Këngëtari ende nuk ka folur për incidentin dhe duke gjykuar nga akuza, ai duhet të mendojë mirë nëse dëshiron të ketë një kafshë ekzotike në shtëpinë e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat