Entuziaste e kombinimeve të modës

Mediale Vip

Entuziaste e kombinimeve të modës

Më: 6 janar 2019 Në ora: 20:36
Jennifer Aniston

Aktorja e famshme ka qenë besnike ndaj ngjyrave të preferuara të saj neutrale për vite të tëra, të tilla si të zeza, beige ose gri.

Jennifer në çdo rast duket e përkryer, pavarësisht nëse është duke shkuar në premierë ose duke ecur, transmeton KosovaPress.

Gjatë pushimeve, Jennifer nuk mundi t’iu shmangej fotografive gjatë ecjes së saj në Jackson Hole, ku aktorja festoi si Rachel Green në serinë "Friends".

Vlen të përmendet se Aniston përkujdeset jashtëzakonisht për pamjen e saj dhe ajo ndihet mirë në kombinime klasike, megjithëse shumë kritikë të modës ia kanë parë për të madhe për shkak të stilit dhe mungesës së luhatjes stilistike.

Në një xhaketë të ngrohtë, pantallona të rehatshme, natyrisht në ngjyrë të zezë, Jennifer dukej e mrekullueshme gjatë një shëtitje në borë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat