Balerini i njohur Graciano Tagani ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Thumb”, ku deklaroi se nuk është më pjesë e trupës së baletit të Albi Nakos.
Madje ai habiti me deklaratën e tij kur tha se është pushuar nga puna me një mesazh dhe nuk e priste këtë.
“Nuk jam më, tashmë prej tre javësh. Një njeri i madh si Albi mund të pushojë nga puna vetëm nga “WhatsApp”-i me një mesazh. Unë Albin nuk e kam pasur vetëm koreograf, e kam pasur mik dhe minimalisht nga një mik e pret që të të japë një sqarim të paktën”, tha Graciano në “Thumb”.
Ndërkohë po flitet se shkak i këtij pushimi nga puna ka qenë deklarata e Gracianos në emisionin “Shiko kush luan” të Luana Vjollcës.
Balerini u shpreh gjatë një loje se nëse do t’i propozohej, a do të linte skuadrën e baletit të Albi Nakos për trupën e baletit të “Top Channel”.
“Patjetër, me kënaqësinë më të madhe. Do ta lija Albin, sepse trupa e baletit të “Top Channel” është më e mira”, tha ai.
E duke u bazuar te kjo deklaratë, një ndjekës i ka komentuar Gracianos se kjo është arsyeja pse Albi e hoqi nga trupa e baletit.
“Shume e zgjut qeke faleminderit se s’me kishte shkuar mendja”, i përgjigjet Graciano.