Shkurte Gashi pranon të bashkëpunojë me Brunon

Mediale Vip

Shkurte Gashi pranon të bashkëpunojë me Brunon

Më: 7 janar 2019 Në ora: 14:23
Shkurte Gashi

“Shiko kush luan” ka vazhduar me spektaklin, ku në edicionin festiv ishte i ftuar edhe Bruno.

Në mesin e shumë sfidave, këngëtari është përballur edhe me atë të goditjes në shenjë “Paintball”.

Ai me këtë rast tregoi se me kë do dëshironte të bashkëpunonte dhe me plot dëshirë e tha emrin e Shkurte Gashit.

Reagimi i kësaj të fundit ishte i menjëhershëm duke përgjigjur pozitivisht kërkesës së këngëtarit të ri.

Në fakt, ajo publikoi një pjesë të shkurtër të videos së Brunos teksa qëllon në shenjë emrin e saj.

“Me shumë kënaqësi dhe unë”, shkroi ajo duke etiketuar edhe artistin.

Ndryshe, Gashi dhe Bruno janë duke punuar ndaras në projekte të reja muzikore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat