Rikthimi i Meghan Markle në television

Mediale Vip

Rikthimi i Meghan Markle në television

Më: 7 janar 2019 Në ora: 16:27
Meghan Markle

Ekziston një mundësi e vogël që ish-aktorja amerikane dhe aktualisht bashkëshortja e Princit Harry, dukesha e Sussex Meghan Markle të kthehet në television.

Dailymail raporton se NBC dëshiron që të Meghan të marrë përsëri rolin e saj në serialin ”Suits” dhe është e gatshme të paguajë miliona dollar për këtë.

Skuadra e Suits po kërkon vetëm një regjistrim të shkurtër , një klip 2 minutësh që mund të xhirohet edhe në Angli.

Sipas burimit, xhirimet mund të bëhen brenda ditës dhe historia mund të pasqyrojë jetën aktuale të Meghan- shtatzanë dhe e lumtur duke jetuar me bashkëshortin e saj Mike (bashkëshorti në film) në Angli.

Kjo nuk duket si diçka që mbretëresha do e aprovonte por me një pagë potenciale prej 6 milion dollarësh që do të shkojë për bamirësi kjo nuk duket dhe aq e pamundur.  /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat