Tayna publikon një fotografi të rrallë nga koha kur ishte nxënëse në shkollë

Mediale Vip

Tayna publikon një fotografi të rrallë nga koha kur ishte nxënëse në shkollë

Më: 8 janar 2019 Në ora: 08:41
Tayna

Reperja e re Tayna është kthyer pa diskutim në një prej personazheve më të ndjekur të momentit në rrjetet sociale.

Ajo numëron mbi 660 mijë ndjekës në Instagram, teksa shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, Tayna ka vendosur të publikojë një fotografi të rrallë nga fëmijëria për fansat e saj.

Bëhet fjalë për kohën kur reperja ishte një nxënëse – dukja e së cilës ishte krejt ndryshe me atë që është sot.

Mesa duket edhe vet Tayna ndjen nostalgji për kohën kur ishte një nxënëse e thjeshtë në qytetin e saj të lindjes, në Prizren.

Ajo debutoi në tregun vendor vitin e kaluar me disa këngë, të cilat u bënë hite dhe e shndërruan në një prej artisateve më të pëlqyera të skenës.

Përndryshe, projekti i funditi i saj muzikor mbetet bashkëpunimi me Ledrin, i cili u prit mirë nga publiku. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat