Kris Jenner sapo ndryshoi modelin e flokëve dhe duket shumë ndryshe!

Mediale Vip

Kris Jenner sapo ndryshoi modelin e flokëve dhe duket shumë ndryshe!

Më: 8 janar 2019 Në ora: 18:54
Kris Jenner

Kris Jenner nuk është një nën si gjithë të tjerat, pasi ajo është një nënë moderne e cila ecën me hapin e kohës. Prandaj sigurisht që pasi vajzat e saj Kylie dhe Khloe e nidën vitin e ri me një model ndryshe flokësh dhe ajo nuk mund të mos bënte një ndryshim në pamjen e saj.

Gjatë fundjavës stilisti i flokëve Andrew Fitzsimons postoi një selfie të transformimit  të flokëve të Kris Jenner: një topuz me balluke të çrregullta.

“Ajo donte të provonte diçka të re dhe më tregoi disa foto për referim,” tregoi Fitzsimons për Allure. “Flokët e saj janë më të gjatë tani prandaj isha në gjendje të bëja këtë stilim pa ndihmën e një parukeje. Shtova vetëm disa fije flokëu prapa kokës që topuzi të kishte volum dhe sigurova çdo gjë me anë të karficave dhe spraj flokësh.”

Edhe pse Kris tashmë I dha lamtumirën modelit të saj të zakonshëm të flokëve, ajo që me të vërtetë I shokoi fansat ishte ngjashmëria e madhe me vajzën e saj Kim Kardashian. Fansat madje postuan një foto të vjetër të Kim për ta krahasuar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat