Marina dhe Geti me syze super të shtrenjta - Bota Sot
Marina dhe Geti me syze super të shtrenjta

Mediale Vip

Marina dhe Geti me syze super të shtrenjta

Më: 9 janar 2019 Në ora: 15:45
Marina Vjollca dhe Getoar Selimi

Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi janë duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dyshja kanë vendosur që në ditët e para të janarit t’i kalojnë disa ditë të mira jo-produktive, larg aktiviteteve të përditshme.

Ata janë mjaft aktivë dhe shumë të ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat ndajnë me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e tyre e përditshme.

Jeta luksoze dhe veshjet e shtrenjta nuk bëjnë përjashtim, ndaj dhe kjo bën që shpesh dyshja të jenë mjaft të diskutuar në media.

Getoar Selimi, së fundmi publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqej me një palë syze të markës “Tonino Lamborghini”, të cilat kushtojnë jo më pak se 920 euro.

Ndërkohë që një ‘selfie’ e tillë e ngjashme nuk ka munguar edhe nga Marina, e cila ka pozuar me një palë syze të markës “Alessandra Rich”, të cilat kapin shifrën e 470 eurove.

Duket se të ardhurat e mira nga muzika dhe televizioni, ua kanë mundësuar çiftit që të bëjnë një jetë mjaft të mirë luksoze. 

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...