Besa Istrefi mohon se është në lidhje me Bllekin

Mediale Vip

Besa Istrefi mohon se është në lidhje me Bllekin

Më: 9 janar 2019 Në ora: 21:11
Besa Istrefi dhe Blleki

Një prej reperëve shqiptar këtë vit do të bëhet prindër për herë të parë.

Bëhet fjalë për anëtarin e grupit të njohur PINT-at, Bllekin, i cili njihet për disa hite të sjella ndër vite.

Këngëtari pritet të bëhet baba nga ish e dashura e tij e cila tashmë është në muajin e shtatë të shtatzënisë.

Mediat kanë raportuar se tashmë ai është në lidhje me modelen mitrovicase, Besa Istrefin, e cila këtë gjë e ka mohuar kategorikisht.

Ajo ka pohuar se nuk ka asgjë të vërtetë dhe se çdo gjë po bëhet për klikime.

“Kjo nuk është e vërtetë. Bllekin e kam shok dhe asgjë më tepër. Nuk jam në lidhje me askënd. E gjitha po bëhet për klikime”, ka thënë modelja.

Ndryshe, Blleki është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë këtij viti kalendarik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat