Allegri dhe Ambra janë martuar

Mediale Vip

Allegri dhe Ambra janë martuar

Më: 10 janar 2019 Në ora: 11:58
Ambra Angiolini dhe Massimiliano Allegri

Ambra Angiolini dhe Massimiliano Allegri raportohet se janë martuar. Çifi i famshëm është fotografuar me unaza në duar.

Zërat për një dasmë të mundshme, të planifikuar në qershor, po qarkullonin prej disa kohësh, por duket se të dashuruarit i kanë përshpejtuar procedurat dhe kanë lidhur nyjë në mënyrë sekrete.

Që nga fillimi i lidhjes së dashurisë së tyre, aktorja dhe trajneri i Juventusit kanë bërë gjithçka për të mbrojtur intimitetin e tyre.

Ata nuk shfaqen kurrë së bashku në rrjetet sociale. Por pavarësisht nga gjithçka, marrëdhënia e tyre është gjithmonë në qendër të thashethemeve.

Duket se Ambra dhe Allegri kanë gjetur më në fund lumturinë e tyre pasi i dhanë fund martesave të mëparshme.

Aktorja ka dy fëmijë me Francesco Renga, Leonardon dhe Jolandën.

Gjithashtu edhe trajneri i Juventusit ka dy fëmijë, Valentina dhe Giorgio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat