Trëndafil mbi organin gjenital, Bleona publikon hit-in në gjuhën italiane me videoklip +18

Mediale Vip

Trëndafil mbi organin gjenital, Bleona publikon hit-in në gjuhën italiane me videoklip +18

Më: 10 janar 2019 Në ora: 18:39
Bleona Qereti

Bleona Qereti vjen me një projekt të ri dhe këtë herë në gjuhën italiane.

Ditën e sotme ajo ka publikuar këngën “Si di noi”, e cila shumë vite më parë është kënduar nga i famshmi, Pupo.

Bleona shfaqet shumë seksi dhe joshëse në videoklipin e xhiruar në plazhin e mrekullueshëm, El Matador Beach, në Malibu.

“Kjo është një nga këngët më të dashura për mua.

Image

 

 Është pak nga muzika me të cilën u rrita si artiste që fëmijë. Kush më njeh personalisht e di që unë kam mësuar italisht vetëm që të kuptoj këtë këngë. 

Ende sot e këndoj ‘Su Di Noi’ në çdo koncert timin. 

Ndërsa kjo video nuk ishte bërë për t’u publikuar, por me ngjarjet që ndodhën në Malibu, gjithçka mori tjetër kuptim. 

Kjo video ka një vend special në zemrën time sepse është xhiruar në një nga plazhet më të bukura në botë. 

Doja që ta ndaja me të gjithë si një dhuratë plot dashuri dhe dritë”,shkruan Bleona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat