Bleona sjell ‘cover’ këngën e famshme “Su di noi”, vjen shumë seksi në videoklipin e ri

Mediale Vip

Bleona sjell ‘cover’ këngën e famshme “Su di noi”, vjen shumë seksi në videoklipin e ri

Më: 11 janar 2019 Në ora: 23:10
Bleona Qereti

Këngëtarja e njohur, Bleona Qereti, ka publikuar për fansat projektin e ri muzikor.

Bëhet fjalë për një ‘cover’ të këngës së famshme italiane “Su di noi”.

Kjo këngë është kënduar nga artisti i famshëm Lucia në vitin 1980.

Bleona e ka vizualizuar këtë ‘cover’ edhe me klip, të cilin e ka realizuar në brigjet e një plazhi ekzotik.

Ajo shfaqet mjaft atraktive me performancën e saj, ndërsa vë në pah linjat trupore.

“Su di noi” është këngë e cila u prezantua në Festivalin e 30-të të Sanremos.

Bleona edhe vitin e kaluar ka publikuar disa projekte në tregun ndërkombëtar, të cilat janë pritur kryesisht mirë nga fansat e saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat