Me lot në sy, Albërie Hadërgjonaj rrëfen një histori prekëse me nënën

Mediale Vip

Me lot në sy, Albërie Hadërgjonaj rrëfen një histori prekëse me nënën

Më: 13 janar 2019 Në ora: 16:24
Albërie Hadërgjonaj

Albërie Hadërgjonaj njihet për çiltërsinë në çdo paraqitje publike.

Albërie Hadërgjonaj ka qenë e ftuar mbrëmë në “Oxygen”, emision i drejtuar nga Besim Dina.

LEXONI EDHE KËTË:

Albërie Hadërgjonaj në televizionin e Baton Haxhiut: Gazeta “New York Times” në Amerikë, është e famshme si “Bota sot” në Kosovë

Këngëtarja ka treguar shumëçka rreth jetës profesionale dhe asaj private, madje ka interpretuar live edhe disa këngë.

Ndër të tjera, Albëria ka rrëfyer një histori prekëse me nënën e saj, kur po nisej në Amerikë pas vizitës që ia kishte bërë asaj së fundi.

“Kur isha verës sivjet, ajo më hodhi ujë, se e ka zakon më hedh ujë që me i ardhë vitin tjetër prapë. U mërzita shumë, dola edhe një herë nga makina, e ju ula në gjunjë, a besoni. E i thash s’të dal borxhit kurrë”, ka thënë me lot në sy Albëria.

“Jam në dasma thuajse çdo natë dhe nuk ha asnjë gjë në dasma se e di që në 2 e në 3 e ke zgjuar. E më thotë po tutem po të mbyt ndokush se ti me para”, ka shtuar duke qeshur ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat