Zbulohet arsyeja pse u ndan Bruce Willis dhe Demi Moore

Mediale Vip

Zbulohet arsyeja pse u ndan Bruce Willis dhe Demi Moore

Më: 13 janar 2019 Në ora: 18:21
Bruce Willis dhe Demi Moore

Njëra nga dashuritë e lindura në tepihun e kuq është ajo e çiftit të njohur të Hollywood-it, Demi Moore dhe Bruce Willis.

Nga takimi i tyre i parë kishin kaluar vetëm katër muaj kur ata dolën para altarit. Mediat nga ai moment filluan të shkruajnë se martesa e tyre nuk do të zgjasë edhe shumë, por dokumentet e divorcit janë dorëzuar vetëm 13 vjet më vonë.

Megjithëse divorci ishte i pashmangshëm, çifti qëndroi në marrëdhënie të mira edhe më vonë, por nuk dha asnjë herë arsyet e ndarjes.

Mediat spekuluan se çfarë mund të ishte arsyeja, por ajo mbeti mister për një kohë të gjatë.

“Ç' është saktësisht martesa? Pra, nuk ka asnjë grua që mund të kënaqë dëshirën e natyrshme për të riprodhuar. Ky impuls nuk zhduket thjesht sepse keni tre, dhjetë apo njëqind fëmijë. Të gjitha përpjekjet janë të kota, sepse ne jemi kafshë. Ne jemi vetëm gomarë në kërkim të ushqimit, por gjithashtu dëshirojmë që çdo grua që shohim të marrim në shtrat. Ajo ishte programuar thjesht në kodin tonë gjenetik”, ka thënë aktori Willis.

Natyrisht, kjo ishte një arsye e mjaftueshme që ai dhe Demi t’i japin fund lidhjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat