Vajza e reperit të njohur pranon: Babai im është një përbindësh

Mediale Vip

Vajza e reperit të njohur pranon: Babai im është një përbindësh

Më: 13 janar 2019 Në ora: 19:39
R Kelly dhe Joann Kelly

Vajza e reperit amerikan R Kelly, Baku Abi, ka bërë një rrëfim tronditës në Instagram, i cili ka shqetësuar të gjithë.

Baku, emri i vërtetë i së cilës është Joann Kelly, thotë se ndihet shumë keq dhe është e tronditur nga fakti se babai i saj është një person shumë i keq,.

Ajo në postin e saj shkruan se është e vetëdijshme për atë babai i saj u kishte bërë femrave tjera, duke e quajtur atë një monstrum.

Baku thotë se ajo, nëna e saj dhe vëllezërit nuk kishin marrëdhënie me reperin e famshëm për vite, për shkak se kishte abuzuar nënën e saj për vite.

Më së vështiri e kishte pasur kur zbuloi se R Kelly ishte përfshirë në skandale dhe abuzonte me vajzat e mitura, për shkak të të cilave familja e saj vuajti presione të jashtëzakonshme dhe kërcënime.

“Këtë që nuk e kam bërë të ditur më herët nuk do të thotë se nuk bashkëndjej. Kam pasur presion të flas me rastin e keqtrajtimit mental, fizik dhe emocional të vajzave, por këtë nuk e bëra për shkak të gjendjes sime psikike”, shkruan ajo.

“Ne kurrë nuk do të mbështesim atë që bëri R Kelly në jetën e tij dhe atë që ai vazhdon të bëjë. Ky përbindësh që po shkruan vazhdimisht është babai im. Më besoni, unë jam e vetëdijshme se kush është ai. Arsyeja pse nuk flas me të, apo nuk flas për të është paqja ime mendore”, përfundon Abi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat