Jennifer Lopez vë në shitje shtëpinë për 17.5 milionë dollarë

Mediale Vip

Jennifer Lopez vë në shitje shtëpinë për 17.5 milionë dollarë

Më: 13 janar 2019 Në ora: 22:13
Jennifer Lopez

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez duket se janë aq të përsosur për njëri-tjetrin edhe pse iu është dashur një kohë e gjatë që të gjejnë njëri-tjetrin.

Në fillim ata publikuan fotografi nga pushimet e tyre që i kaluan së bashku me fëmijët e tyre.

Tani, dy të dashuruarit janë duke e shitur apartamentin e tyre në New York për një arsye shumë të rëndësishme: të gjejnë një vend me më shumë hapësirë për familjen e tyre të përzier.

Shtëpinë e kanë vënë në shitje për 17.5 milionë dollarë.

J.Lo dhe A.Rod fillimisht blenë shtëpinë në mars për 15 milionë dollarë, por tani ata janë një familje prej gjashtë anëtarësh, prandaj edhe atyre po iu duhet edhe një shtëpi më e madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat