Bebe Rexha: Mos e urreni dikë që nuk i keni dhënë mundësi që të shprehet

Mediale Vip

Bebe Rexha: Mos e urreni dikë që nuk i keni dhënë mundësi që të shprehet

Më: 14 janar 2019 Në ora: 15:10
Bebe Rexha

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja ka paralajmëruar që këtë vit do të jetë e pranishme pranë fansave edhe me më shumë koncerte.

Bukuroshja jonë është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale duke dhënë këshilla jetësore për raportet mes njerëzve.

Në fakt, 28-vjeçarja u ka kërkuar ndjekësve që të mos i paragjykojnë njerëzit pa i njohur apo të krijojnë mendim pa i dhënë një mundësi.

“Si e urreni dikë që nuk keni folur apo nuk e keni njohur. Mos e doni dikë për shkak të asaj që thonë njerëzit e tjerë. Ndërtoni mendimin tuaj për të. Ai mund të përfundojnë si shoku juaj më i mirë. Ti nuk e di”, shkroi ajo.

Ndërkohë, biondina është ende beqare dhe vazhdon të kërkojë një të dashur gjatë këtij viti kalendarik dhe se ai nuk duhet të jetë i famshëm.

Ndryshe, Bebe gjithashtu ka filluar punën në këngë të reja që do t’i sjell gjatë muajve në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat