Këngëtarja e famshme shfaqet e transformuar pas 5-muajsh mungesë

Mediale Vip

Këngëtarja e famshme shfaqet e transformuar pas 5-muajsh mungesë

Më: 15 janar 2019 Në ora: 17:42
Adele

Pavarësisht se shkëputet shpeshherë nga skena, këngëtarja e famshme Adele mbetet një ikonë e muzikës.

Por këtë të martë, Adele është shfaqur e transformuar në profilin e saj në “Instagram” si legjenda June Carter Cash.

30-vjeçarja thuajse nuk njihet me paruken ngjyrë gështenjë dhe fustanin bojëqielli me dantellë. Ndërkohë në duar ajo mban një instrument muzikor.

Kujtojmë se fotoja e fundit e këngëtares me famë botërore, ku shfaqej ajo, ishte në gusht të vitit të kaluar, ndërsa prej pak kohësh ajo vendosi që të bënte pak pushime nga koncertet për t’iu përkushtuar të birit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat