2Po2 paralajmëron projektin e ri

Mediale Vip

2Po2 paralajmëron projektin e ri

Më: 16 janar 2019 Në ora: 23:35
2Po2

Hip hop ylli, 2Po2, ka treguar se nuk e ka ndërmend që të ndalet.

Ai ka publikuar një imazh në rrjetin social Instagram ku ka paralajmëruar projektin e ri.

“Ka po shkojm” titullohet kënga e re e reperit që së fundmi ka gëzuar sukses të hatashëm.

“Vida” e publikuar kohë më parë u pëlqye tej mase nga publiku dhe tashmë 2Po2 ka paralajmëruar projektin e ri.

Reperi nuk ka përjashtuar albumin e ri për vitin 2019.

2Po2 po ashtu ka paralajmëruar bashkëpunim të ri me Capital T, me të cilin ka shumë këngë të suksesshme.

Besniku mbetet një prej reperëve të parë shqiptarë dhe ka arritur të qëndrojë në hap me kohën, madje duke i lënë nën hije edhe reperët e rinj shpeshherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat