A e njihni? Ja si dukej moderatorja e njohur 10 vjet më parë

Mediale Vip

A e njihni? Ja si dukej moderatorja e njohur 10 vjet më parë

Më: 17 janar 2019 Në ora: 06:44
Bieta Sulo

Sfidës më të re të postimeve në rrjetet sociale, nën hashtagun “10 years challenge”, i është bashkuar edhe moderatorja simpatike e programit “Ftesë në Pesë” Bieta Sulo.

Duket se postimet e shumta të kolegëve të saj dhe emrave të tjerë të showbiz-it tonë, e shtynë Bietën të zbulonte pak nga “look”-u i saj i shumë viteve më parë.

Në një foto pranë motrës dhe në një tjetër krah partnerit të saj Alban Dudushi, shohim një Bieta pak më të re, më e mbushur në fytyrë dhe me po të njëjtin shikim të ëmbël sikur sot.

Në fakt ndryshimet janë realisht të pakta, pasi tiparet dhe flokët janë gati njësoj me pamjen aktuale të saj. Përjashtim bën vetulla e hollë, që na lë të kuptojmë se Bieta ka qenë ndjekëse e rregullt e trendeve të modës edhe në ato kohë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat