'Nëse do isha i pasur do martoheshe me mua?', Greta Koçi befason me përgjigjen që i jep fansit

Mediale Vip

'Nëse do isha i pasur do martoheshe me mua?', Greta Koçi befason me përgjigjen që i jep fansit

Më: 17 janar 2019 Në ora: 11:12
Greta Koçi

Greta Koçi mbetet një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, emrin e të cilës mbajne hite të njohura që dëgjohen prej vitesh.

Ditën e sotme Greta u është përgjigjur pyetjeve të fansave në Instagram, ku një prej tyre e pyet nëse do martohej me të po të ishte më i pasuri në botë.

"Nëse ti do të ishe më i pasuri i botës së pari do të duartrokisja për tërë zgjuarsinë dhe zotësinë nëpërmjet së cilës keni arritur të jeni njeri kaq i zoti. Njerëzit e suksesshëm nuk ecin rastësisht. Asnjë sukses në jetë nuk vjen rastësisht. Megjithatë që do t’ju duartrokisja nuk diskutohet, por që të martohesha nuk do të mjaftonte vetëm fakti që jeni më i pasuri.

Që të martohesha do duheshe të ishit njeri i mirë, i drejtë, të nderonit dhe respektonit familjen dhe femrën. Njeriu nuk martohet dhe bashkëjeton me paratë, por me njeriun. Lum ai njeri që është aq i pasur në shpirt, po aq sa llogaria e tij bankare.

Shembuj të djemve të babit, me makina e ora mijëra euro që janë vënë në mënyrë të kundra ligjshme, unë as nuk i konsideroj fare, madje ndihem keq që ‘disave’ ju duken sikur kanë gjetur ‘Princin’, e vonë ju bie të kuptojnë se ajo ‘pasuri’ është një shkatërrim dhe se nuk shtyhet jeta me para që nuk janë vënë me mund e djersë", është përgjigja e Gretës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat