E quajti “princi im”, Klaudia Pepa zbulon të vërtetën për marrëdhënien me balerinin italian

Mediale Vip

E quajti “princi im”, Klaudia Pepa zbulon të vërtetën për marrëdhënien me balerinin italian

Më: 17 janar 2019 Në ora: 11:47

Balerina e njohur Klaudia Pepa publikoi një ditë më parë një foto që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Ajo shfaqej e veshur me një fustan madhështor teksa e mbante në ajër kolegu i saj balerin, Francesco Mariottini.

Image

Por fjalët që përdori Klaudia për balerinin i bëri të gjithë të aludojnë se mes saj dhe balerinit kishte më shumë se marrëdhënie pune dhe miqësi. “Princi im”, ishin fjalët që ajo i drejtohej Francesco-s.

Por në një rrëfim për “Class”, Klaudia ka zbuluar marrëdhënien me balerinin italian. Ajo sqaroi se nuk ka asnjë lidhje speciale mes të dyve, veç raportit profesional.

Image

“Unë jam në pritje të videos së re të kërcimit që bën pjesë në grupin e emrit tim, pra bëhet fjalë për shkronjën U. Siç e dini unë jam duke realizuar videot e kërcimit që kanë lidhje me shkronjat e emrit tim, Klaudia. Deri tani kam bërë videot e gërmave K, L, A, dhe kjo e radhës është U-ja. Këtë herë do të jetë një passo a due romantike me një princ, që kam dashur ta quaj princi im sepse historia e videos është e tillë. Një vajzë që humbet mendjen pas një kamarieri në një bar dhe e ëndërron atë si princin e saj të kaltër…Kjo është historia”, ka rrëfyer balerina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat