Liberta Spahiu për 10 vite, shtoi 10 kilogramë

Mediale Vip

Liberta Spahiu për 10 vite, shtoi 10 kilogramë

Më: 17 janar 2019 Në ora: 18:47
Liberta Spahiu

Prezantuesja e njohur Liberta Spahiu, ka vendosur gjithashtu t’i përgjigjet sfidës tashmë virale “10 Years Challenge”.

Ajo ka publikuar në InstaStory një imazh të 10 viteve më parë, duke e krahasuar me një nga fotografitë e sotme.

Liberta në vitin 2009 zhvillonte karrierën e saj si modele, teksa disa vjet më vonë do të niste karrierën si prezantuese në emisionin “Prive”.

Aso kohe ajo ishte më e dobët, dhe këtë gjë e ka treguar edhe në mbishkrimin e fotografisë, duke thënë se ka shtuar 10 kilogramë që nga ajo kohë.

Megjithatë, një gjë nuk ka ndryshuar në këto 10 vite, e ajo është stilistit së cilit ajo ia beson veshjet.

Liberta që nga fillimi i karrierës ia beson dukjen stilistit të saj të besuar, njëherësh një prej miqve të saj më të mirë, Valdrin Sahitit.

Ajo është e ndjekur nga një numër i madh fansash në rrjetet sociale, dhe ndër vite shquhet si një prej prezantueseve më atraktive të ekranit. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat