Kështu dukej Ryva para 10 vjetësh

Mediale Vip

Kështu dukej Ryva para 10 vjetësh

Më: 17 janar 2019 Në ora: 23:51
Ryva Kajtazi

Sfidës së postimit të fotografive me diferencë 10-vjeçare nuk i shpëtoi as këngëtarja Ryva Kajtazi.

Ne mesin e shumë fytyrave publike, edhe ajo iu bashkëngjit këtij trendi dhe në Instagram postoi dy fotografi që sipas saj janë shkrepur në një diferencë prej 10 vjetësh.

Ajo çka bie në sy janë komentet që i ka marrë nga ndjekësit e saj, ku disa prej tyre e komplimentuan për pamjen, por ka edhe prej tyre që i hodhën akuza për, sipas tyre, operacionet plastike që ajo ka bërë, duke i thënë se në të kaluarën është dukur më bukur.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat