Fjoralba flet për të dashurin: U pendova që postova foto me të, ishte moment dobësie

Mediale Vip

Fjoralba flet për të dashurin: U pendova që postova foto me të, ishte moment dobësie

Më: 18 janar 2019 Në ora: 08:24
Fjoralba Pronari

Bukuroshja Fjoralba Pronari në vigjilje të vitit të ri publikoi një foto në Instagram me partnerin e saj, fytyrën të cilit ia kishte mbuluar me një emoji zemër.

Dje në "Wake Up", Fjoralba na zbuloi faktin se ishte bërë pishman që e kishte postuar foton, madje ka thënë se e gjitha kjo ishte një moment dobësie pasi e kishte larg.

Fjoralba u shpreh:

Që unë jam në një marrëdhënie ky nuk është sekret. Jam prej kohësh, thjesht kam dashur që partneri im të mos jetë pjesë e mediave. Ai nuk ka zgjedhur këtë rrugë. Ai momenti i fotos që publikova ishte një moment dobësie, sepse e kisha larg. Por më pas u pendova që e postova."
Risjellim në vëmendje se së shpejti moderatorja do të shfaqet në emisionin “E Diell” në “Top Channel”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat