Rita Ora vihet në siklet kur pyetet për lidhjen me Andrew Garfieldin

Mediale Vip

Rita Ora vihet në siklet kur pyetet për lidhjen me Andrew Garfieldin

Më: 18 janar 2019 Në ora: 11:58
Rita Ora dhe Andrew Garfield

Rita Ora nuk jep asnjë përgjigje kur vjen puna te marrëdhënia me Andrew Garfieldin.

Në një intervistë të fundit me “The Morning Mash Up” në SiriusXM Hits 1, Ora kishte një reagim të papritur në një pyetje të një fanse sa i përket raportit me aktorin dhe rolin e tij në Spider-Man.

Përgjigja e këngëtares shqiptare ishte në lidhje me 35-vjeçarin është e zgjuar, por gjithashtu befasues!

“A e preferonit Tobey Maguire apo Andrew Garfield si Spider-Man?”, pyeti intervistuesi i SiriusXM.

“Ju po më bëni të kthjellohem në këtë mëngjes”, tha Ora duke buzëqeshur dhe shtoi, “Nuk e shikoj Spider-Man. Kjo është përgjigjja ime”.

Garfield dhe Ora fillimisht nxitën thashethemet e romancës në nëntor të vitit 2018, kur një burim i brendshëm i tha “The Sun” se marrëdhënia e tyre kishte përparuar përtej miqësisë.

Ndryshe, 28-vjeçarja është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat