Dojna Mema e thotë për herë të parë: Kur më propozuan në fillim, u thashë JO!

Mediale Vip

Dojna Mema e thotë për herë të parë: Kur më propozuan në fillim, u thashë JO!

Më: 18 janar 2019 Në ora: 17:26
Dojna Mema

Moderatorja simpatike Dojna Mema ishte një nga të ftuarat e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë” në Top Channel, për të folur mbi rrugëtimin në “The Voice Kids”.

Sonte në mbrëmje starton edicioni i tretë i këtij spektakli, tashmë me Dojnën si moderator dhe emra të rinj në panelin e trajnerëve.

Dojna vendosi të mos zbulonte shumë nga nata e sotme, por premtoi që edhe këtë edicion shikuesit do qendrojnë të gozhduar pas ekranit.

Ndër të tjera ajo foli pak edhe për jetën dhe karrierën e saj, ku duhet thënë se gjithçka nisi nga radio. Dashruia për radion ka qenë aq e madhe, saqë kur iu propozua fillimisht një vend pune në ekran, përgjigjia e Dojnës ishte “Jo”.

Me kalimin e viteve gjërat ndryshuan dhe tashmë moderatorja është një nga figurat më të dashura televizive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat