Kate Middleton merr me vete këto këpucë sa herë udhëton jashtë vendit

Mediale Vip

Kate Middleton merr me vete këto këpucë sa herë udhëton jashtë vendit

Më: 19 janar 2019 Në ora: 08:58
Kate Middleton

Ka shumë arsye për të admiruar stilin e Kate Middleton, por pak vetë e dinë që karakteristika e veshjeve të saj është rehatia.

Ndërkohë që dukesha shpesh shihet e veshur me taka të larta, ajo nuk e lejon protokollin e rreptë mbretëror të ndalojë që të ketë veshje të rehatshme kur është në rrugë.

Për më shumë se pesë vjet, Middleton është vërejtur se ka disa këpucë Sebago të rehatshme për udhëtime jashtë shtetit. Ajo u pa me to që nga udhëtimi i saj në Zelandën e Re e deri në Indi.

Dhe nuk është e vështirë të kuptohet pse dukesha i ka veshur ato shpesh.

Këpucën e stilit mokasine janë të mira për t’u mbathur 24 orë në ditë. Plus, ngjyrat e saj neutrale i bëjnë ato të gjithanshme për çdo gardërobë. Po ashtu nuk janë të shtrenjta, kushtojnë vetëm 95 dollarë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat