Gjashtë rregulla bukurie që asnjë damë e pallatit mbretëror nuk i thyen

Mediale Vip

Gjashtë rregulla bukurie që asnjë damë e pallatit mbretëror nuk i thyen

Më: 19 janar 2019 Në ora: 09:00
Kate Midelton dhe Meghan Markle

Anëtarët e familjes mbretërore janë gjithmonë në vëmendjen e të gjithë publikut

Ndriçimi i tyre bëhet edhe më intensiv në raste të veçanta, si për shembull dasma mbretërore e Princit Harry dhe Meghan Markle.

Veshja, flokët dhe çdo detaj tjetër tek dukeshat është i rëndësishëm.

Më poshtë ju mund të lexoni disa nga rregullat e bukurisë që nuk duhet t’i thyejnë asnjëherë zonjushat:

Jo buzëkuq i ndezur

Ju asnjëherë nuk do të shihni një grua nga familja mbretërore që vendos buzëkuq me ngjyra të ndezura. Në fakt për familjen mbretërore, çdo ngjyrë tjetër që nuk është rozë dhe ngjyrë të lëkurës së trupit, nuk konsiderohet e përshtatshme.

Jo konturim

Kim Kardashian është mbretëresha e Instagram-it dhe është e fiksuar pas konturimit. Ndërsa, Mbretëresha e ardhshme e Suedisë, Victoria nuk e realizon asnjëherë konturimin. Ajo duhet të qëndrojë gjithmonë natyrale dhe e freskët.

Jo sy të rënduar

Zonjat mbretërore nuk i rëndojnë sytë, pasi kjo i bën të duken të zakonshme dhe ato preferojnë natyralen, sepse në ditët e sotme kur shumica e vajzave zgjedhin një grim të rënduar, princeshat nuk mund të jenë të tilla.

Grimi duhet të qëndrojë gjatë

Princeshat, mbretëreshat dhe dukeshat zakonisht kanë një agjendë të ngjeshur gjatë ditës dhe marrin parasysh edhe kohën: me shi, erën, temperaturat e larta. Pra, ato janë gjithmonë të përgatitura dhe realizojnë një grim estetik që gjatë ditës ky grim mos t’ju hiqet lehtë.

Jo lyerje në publik

Sipas rregullave të kozmetikës, është e papërshtatshme që gratë të lyhen në ambiente publike. Gratë mbretërore e kanë rreptësisht të ndaluar këtë veprim.

Jo ngjyra të ndezura për thonjtë

Zonjat mbretërore preferojnë t’i mbajnë thonjtë e tyre të shkurtër dhe t’i lyejnë ato me një manikyr ngjyrë të trupit. Është rregull që thonjtë e tyre duhet të duken të pastër dhe elegant.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat