Mbulon qenin me 5.000 euro, familja Beckham sulmohet në rrjetet sociale

Mediale Vip

Mbulon qenin me 5.000 euro, familja Beckham sulmohet në rrjetet sociale

Më: 19 janar 2019 Në ora: 11:41
David Beckham

Ish-futbollisti i Manchester United, David Beckham, ka përfunduar në  shënjestër të kritikave. Bashkëshortja e tij, Victoria, ka publikuar në Instagram një fotografi ku ish-kapiteni i Anglisë shfaqet duke fjetur bashkë me qenin. 

Olive, kështu quhet kafsha, jeton që nga 2015-ta me familjen Beckham, që kujdeset që të mos i mungojë asgjë dhe kohët e fundit i ka dhuruar një mbulesë "Louis Vitton" me një vlerë mbi 5.000 euro. 

Siç mund të pritej, ky imazh i qenit që fle i mbuluar me "Luis Vitton" ka bërë të shpërthejë popullin e internetit, që nuk i ka kursyer kritikat ndaj ish-futbollistit. 

E gjithë familja Beckham është e dashuruar me Olive, deri në atë pikë sa i kanë krijuar një profil në  Instagram, që ka arritur deri në 70 mijë ndjekës. 

Një herë në muaj e dërgojnë edhe në një qendër bukurie, me kosto 26 mijë euro në vit! 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat