JLo poston fotografi pa makeup

Mediale Vip

JLo poston fotografi pa makeup

Më: 19 janar 2019 Në ora: 22:17
Jennifer Lopez

Jennifer Lopez po duket sa bukur!

Këngëtarja 49-vjeçare e ka postuar në Instagram një selfie të saj pa grim.

“#EpremtjaPaFilter #DitaPaMakeup #MëDuajKështuSiJam”, është përshkrimi që ajo ka lënë tek imazhi i postuar.

Gjatë një interviste të fundit që ajo ka dhënë për media kishte deklaruar: “Kam dy fëmijë të mahnitshëm dhe një të dashur të mrekullueshëm. Nuk i kam të gjitha të rregulluara, dhe gjithçka nuk është perfekte. Por ndihem shumë krenare që me të gjitha gjërat nëpër të cilat kam kaluar në jetën time personale, jam ende optimiste dhe me shpresë”.

Këngëtarja momentalisht po e shijon jetën e saj me të dashurin, ish-sportistin Alex Rodrigues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat